Trajkoviq alarmon se një “fanse” e Radojçiqit do ta udhëheq ekipin për Asociacionin në Serbi
Politikanja serbe, Rada Trajkoviq, ka reaguar ashpër duke thënë se një deputete e SNS-së, në Serbi do ta udhëheq ekipin për hartimin e statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Përveç që nuk është juriste dhe e kualifikuar për këtë punë, Trajkoviq thotë se ajo është fanse e kriminelit, Milan Radojçiq, shkruan lajmi.net. “Është…

Lajme
Politikanja serbe, Rada Trajkoviq, ka reaguar ashpër duke thënë se një deputete e SNS-së, në Serbi do ta udhëheq ekipin për hartimin e statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Përveç që nuk është juriste dhe e kualifikuar për këtë punë, Trajkoviq thotë se ajo është fanse e kriminelit, Milan Radojçiq, shkruan lajmi.net.
“Është e tmerrshme në duart e kujt, Vuçiq e vendos fatin e serbëve”, ka shkruar Trajkoviq.
Postimi i plotë i Trajkoviq:
Deputetja e SNS nga Kuvendi i Serbisë udhëheq ekipin për hartimin e statutit të ZSO-së. Sigurisht që ajo nuk është juriste dhe nuk ka kualifikime për këtë punë. Por kjo është arsyeja pse ajo është një superfanse e Milan Radoiçiq. Është e tmerrshme në duart e kujt Vuçiq e vendos fatin e serbëve në këtë moment fatal. Dhe pastaj pyetet se pse puna në Asociacion po ngec”, ka shkruar ajo. /Lajmi.net/