Tragjike: Sportisti zviceran vdes në aksident gjatë garës “Tour de Suisse”

Bota e çiklizmit ishte në zi pas vdekjes së sportistit zviceran Gino Mader gjatë garës Tour de Suisse. Të enjten 26-vjeçari ka pësuar një aksident të rëndë në fazën e pestë, kur përfundoi në spital pas një rënieje të tmerrshme në kanal, njoftojnë mediat e huaja, transmeton lajmi.net. Megjithatë, skuadra e tij Bahrain Victorious konfirmoi…

Sport

16/06/2023 16:52

Bota e çiklizmit ishte në zi pas vdekjes së sportistit zviceran Gino Mader gjatë garës Tour de Suisse.

Të enjten 26-vjeçari ka pësuar një aksident të rëndë në fazën e pestë, kur përfundoi në spital pas një rënieje të tmerrshme në kanal, njoftojnë mediat e huaja, transmeton lajmi.net.

Megjithatë, skuadra e tij Bahrain Victorious konfirmoi lajmin më të keq.

“Me pikëllim të thellë dhe me zemër të rëndë duhet të njoftojmë vdekjen e Gino Madero. Ai gjatë aksidentit ka marrë lëndime të rënda, nga të cilat nuk ka arritur të shërohet. I gjithë ekipi ynë është i shkatërruar nga ky aksident, dhe mendimet dhe lutjet tona janë me familjen e tij”, thuhet në deklaratë./Lajmi.net/