Tragjike në Bresje: Një person bie në hapësirën e liftit dhe humb jetën
Një person ka humbur jetën sot në Bresje të Fushë-Kosovës. Viktima dyshohet se ka rënë nga një lartësi në hapësirën ku pritet të ndërtohet një ashensor, në një objekt që është ende në ndërtim e sipër. Këtë e konfirmoi zëvendëskomandanti i Brigadës së Zjarrfikësve, Abdusamed Shkodra. “Zjarrfikësit kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe…

Lajme
Një person ka humbur jetën sot në Bresje të Fushë-Kosovës.
Viktima dyshohet se ka rënë nga një lartësi në hapësirën ku pritet të ndërtohet një ashensor, në një objekt që është ende në ndërtim e sipër.
Këtë e konfirmoi zëvendëskomandanti i Brigadës së Zjarrfikësve, Abdusamed Shkodra.
“Zjarrfikësit kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë tërheqjen e trupit”, deklaroi Shkodra.
Lajmi.net, ka kontaktuar me Policinë e Kosovës dhe është në pritje të një përgjigje zyrtare.