Tragjedia në Shqipëri, Tuna viziton Durrësin dhe mbetet pa fjalë nga ajo që pa

Tuna ka shprehur dhimbje të thellë për tragjedinë në Shqipëri.

ShowBiz

29/11/2019 23:41

Altuna Sejdiu ka vizituar vatrat e prekura nga tërmeti, ajo qëndroi në Durrës për t’iu ndihmuar banorëve atje, shkruan lajmi.net.

Ajo ka publikuar një imazh, ku tregon se si detyrohen ta kalojnë natën qytetarët, të cilët kanë mbetur pa kulm mbi kokë.

“Nuk kam fjale ta pershkruaj kete dhimbje. Zoti e befte mire. Lutem per Ju. Lutem per te gjithe NE”, ka shkruar këngëtarja.

Për ndryshe, Tuna dje mbajti konferencë për shtyp në Shkup, ku bashkë me Kryqin e Kuq dhe disa artistë, kanë marrë iniciativë për të grumbulluar fonde dhe ndihma të tjera për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri. /Lajmi.net/

YouTube player