Tragjedi në Lybeniq: Nxirret trupi i pajetë i personit që ra në bunar
Policia e Kosovës ka konfirmuar se është nxjerrë trupi i pajetë i personit që ra në një bunar në fshatin Lybeniq të Pejës gjatë ditës së sotme. Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi. “Është nxjerrë trupi i viktimës nga bunari. Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor”,…

Lajme
Policia e Kosovës ka konfirmuar se është nxjerrë trupi i pajetë i personit që ra në një bunar në fshatin Lybeniq të Pejës gjatë ditës së sotme.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Është nxjerrë trupi i viktimës nga bunari. Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor”, tha Gashi për media.
Ngjarja tragjike kishte ndodhur gjatë punimeve për hapjen e bunarit, i cili kishte një thellësi prej rreth 18-20 metrash dhe ishte i mbushur me ujë./Lajmi.net/