Trafik armësh Kosovë-Shqipëri, arrestohen dy persona në Tiranë
Kadri Prushi, 53 vjeç dhe Altin Pajaziti, 23 vjeç, të dy banues në Kosovë, janë arrestuar nga Policia e Tiranës nën akuzën për trafik armësh. Policia nisi ndjekjen e tyre sapo kaluan kufirin në Morinë në Kukës dhe vazhduan deri afër kryeqytetit. Ata dyshohet se kishin në plan të shisnin dy pistoleta me vlerë rreth…

Lajme
Kadri Prushi, 53 vjeç dhe Altin Pajaziti, 23 vjeç, të dy banues në Kosovë, janë arrestuar nga Policia e Tiranës nën akuzën për trafik armësh.
Policia nisi ndjekjen e tyre sapo kaluan kufirin në Morinë në Kukës dhe vazhduan deri afër kryeqytetit. Ata dyshohet se kishin në plan të shisnin dy pistoleta me vlerë rreth 10 mijë euro. Trafikantët u ndaluan në autostradën Lezhë-Fushë Krujë, ku gjatë kontrollit të mjetit të tyre, policia gjeti edhe municione luftarake.
Burime nga policia bëjnë me dije se ata kishin informacion për ardhjen e dy të arrestuarve dhe qëllimin e tyre për trafikimin e armëve. Hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.