Toure mirëpret Parisin
Mesfushori i Manchester Cityt, Yaya Toure ka bërë të ditur se do të mirëpriste transferimin në Paris Saint-Germain, në të ardhmen. 30-vjeçari insiston se është i lumtur në Etihad ku ka shënuar 14 gola në 29 paraqitje për ekipin e menaxherit Manuel Pellegrini, por nuk e përjashton mundësinë e kalimit në Parc des Princes. “Gjithçka…
Sport
Mesfushori i Manchester Cityt, Yaya Toure ka bërë të ditur se do të mirëpriste transferimin në Paris Saint-Germain, në të ardhmen.
30-vjeçari insiston se është i lumtur në Etihad ku ka shënuar 14 gola në 29 paraqitje për ekipin e menaxherit Manuel Pellegrini, por nuk e përjashton mundësinë e kalimit në Parc des Princes.
“Gjithçka mund të ndodh. Pse jo?”, deklaroi Toure për RMC Sport, i pyetur rreth mundësisë së transferimit te kampioni i Ligue 1.
“Në jetë, kurrë nuk i dihet. Gjithçka është duke shkuar mirë tani në City, por askush nuk e di. Kur ekzistojnë skuadra të mëdha me futbollistë të mëdhenj, atëherë ekziston edhe joshja. Për të qenë pjesë e një aventurë si kjo, një grupi si ky, është e jashtëzakonshme për mua”, shtoi ai.
“Synimi im gjithmonë ka qenë bashkëpunimi me futbollistë të mëdhenj. Më mundëson të përmirësohem dhe të mësoj shumë gjëra. Në futboll ju kurrë nuk ndaleni së mësuari. Për mua, PSG është klub i mrekullueshëm”, përfundoi ai.