Tottenhami shumë afër nënshkrimit me Djed Spence
Tottenham Hotspur është shumë afër transferimit të Djed Spence.

Sport
Siç thotë Fabrizio Romano, kanë mbetur vetëm edhe pak çështje të pakryera para se lojtari ta veshë fanellën e Spurs, transmeton lajmi.net.
Mbrojtësi do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me londinezët dhe shuma monetare e kalimit të tij te skuadra e Antonio Contes do të jetë diku rreth 12.5 milionë funte.
Spence është 21-vjeçar dhe luan si mbrojtës i djathtë. /Lajmi.net/