Tottenham të interesuar për Lenglet

Tottenham Hotspur janë të interesuar për transferimin e qendërmbrojtësit të Barcelonës, Clement Lenglet.

Sport

19/05/2022 23:37

Lenglet ka kontratë me Barçën deri në vitin 2026, por mund të largohet në fund të sezonit.

Sipas ‘Sport’ Xavi Hernandez nuk e sheh pjesë të planeve francezin, andaj ai mund të largohet gjatë verës, transmeton lajmi.net.

Kështu, Tottenham kanë shfaqur interesim për transferimin e Lenglet, por fillimisht në formë huazimi.

Francezi ka pasur 26 paraqitje me Barcelonën në këtë sezon dhe ka dhuruar një asistim./Lajmi.net/