Tottenham synon dyshen e Everton – përgatit 85 milionë funte

Antonio Conte po synon të bëjë një goditje dyfishtë në merkato.

Sport

27/06/2022 16:52

Trajneri i Tottenham Hotspur ka identifikuar dyshen e Everton, Richarlison dhe Gordon si të duhurit për të kaluar te Spurs.

Raportimet nga Britania e Madhe bëjnë të ditur se Spurs kanë gati 85 milionë funte për këtë lëvizje, përcjell lajmi.net.

Anthony Gordon dhe Richarlison besohet se mund t’i japin shumë skuadrës së Tottenham në fazën ofensive.

Sa i përket Richarlison, Tottenham mund të kenë konkurrencë edhe nga Chelsea. Ndërsa, për Gordon situatën do ta vështirësojë në maksimum vet skuadra e Everton. /Lajmi.net/