Katrahura politike në Kosovë – Shqipe Mehmeti Selimi vazhdon heshtjen, nuk flet për media
Kosova gjendet në një katrahurë politike. Kjo katrahurë u bë edhe më e rëndë mbrëmë pas përplasjeve të Policisë së Kosovës me protestuesit, transemton lajmi.net. PDK dhe AAK po kërkojnë që ligji të votohet edhe në leximin e dytë, kurse VV-ja po kërkon që fillimisht të votohet Presidenti i ri, pastaj të votohen në leximin…
Lajme
Kosova gjendet në një katrahurë politike.
Kjo katrahurë u bë edhe më e rëndë mbrëmë pas përplasjeve të Policisë së Kosovës me protestuesit, transemton lajmi.net.
PDK dhe AAK po kërkojnë që ligji të votohet edhe në leximin e dytë, kurse VV-ja po kërkon që fillimisht të votohet Presidenti i ri, pastaj të votohen në leximin e dytë ndryshimet për Ligjin për Specialen.
Por, përkundër krejt kësaj katrahure, e heshtur po vazhdon të jetë deputetja e VV-së, Shqipe Mehmeti-Selimi.
Përveç se është deputete, ajo po ashtu është edhe bashkëshortja e Rexhep Selimit që po mbahet i burgosur në Hagë.
Sot derisa erdhi në ambientet e Kuvendit, ajo refuzoi të flas për media./lajmi.net/