Tottenham rikthehet në garë për titull, Leeds ‘kafshatë’ e lëhtë

Jose Mourinho është rikthyer prapë në garën për titull pas fitores ndaj Leeds United.

Sport

02/01/2021 15:19

Pas 4 ndeshjeve me rezultate negative, Tottenham më në fund rikthehet te fitorja dhe këtë gjë e bën me stil duke fituar 3-0.

Harry kane dhe Son Heung-min ishin yjet e kësaj ndeshje dhe treguan edhe njëherë tjetër partnershipin e mrekullueshëm që kanë krijuar.

Kane fillimisht shënoi nga penaltia 29’, ndërsa më pas asistoi për golin e shënuar nga Son 43’. Edhe koreani asistoi për golin që nga qendër mbrojtësi Alderweireld 50’ shënoi, transmeton lajmi.net.

Renditja tabelore në Premierligë po ndryshon shumë shpejt dhe pas fitores Spurs tani ngritën në vendin e 3-të me pikë të barabarta (29) me Leicester dhe Everton./Lajmi.net/