Tottenham me përmbysje truimfon ndaj Leicester Cityt
Tottenham ka shënuar fitore të ngushtë me rezultat 2 - 4 ndaj Leicester Cityt.
Sport
Spurs ia dolën të përmbysin rezultatin nga 2 – 1 në 2 – 4, shkruan lajmi.net.
Jamie Vardy ndryshoi rezultatin duke u treguar i saktë nga pika e bardhë (18′).
Por, Tottenham u përgjigj përmes Harry Kane (41′).
Ishte sërish anglezi që realizoi prapë nga pika e bardhë për të rikthyer epërsinë e Leicesteirt (52′).
Por, nga një autogol i Schmeichel, u barazuan sërish shifrat.
Dy golat që i siguran fitoren Tottenhamit u realizuan nga Gareth Bale (87′, 90+6).
Me këtë fitore, Tottenham edicionin tjetër merr pjesë në Ligën e Konferencave, duke u renditur në pozitën e shtatë me 62 pikë, derisa Leicester e mbyll në pozitën e pestë me 66 sosh./Lajmi.net/