Tottenham interesohet për Clement Lenglet

Tottenham Hotspur janë futur në listën e skuadrave të interesuara për Lenglet.

Sport

22/06/2022 12:05

Qendërmbrojtësi francez, Clement Lenglet është një nga lojtarët në të cilët trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez nuk bën kalkulime në të.

Francezi mund të jetë i hapur për transferim, nëse oferta e duhur shkon në zyrat e Barcelonës.

Sipas raportimeve të ‘Todofichajes’, Tottenham janë favoritët për të nënshkruar me Lenglet, transmeton lajmi.net.

Spurs duan të marrin francezin në formë huazimi për dy sezone, duke paguar pagën e tij të plotë.

Ata duan edhe një klauzolë për opsion blerje në fund të këtij huazimi.

Marseille është skuadra tjetër që ka treguar interesim për lojtarin dhe janë po ashtu në pozitë të mirë për një marrëveshje. /Lajmi.net/