Tottenham i interesuar për Eriksen
Tottenham Hotspur ka shprehur interesim për mesfushorin e Brendfordit, Christian Eriksen.
Sport
Danezi, pas epizodit tronditës në Evropianin e vitit të kaluar, që ia pamundësoi të luajë futboll për disa muaj, është kthyer në formën më të mirë me skuadrën angleze.
I pyetur për lojtarin, trajneri i Spurs, Antonio Conte, e ka shprehur admirimin e tij për lojtarin duke thënë se është i lumtur për të, transmeton lajmi.net.
“Christian Eriksen ishte një lojtar shumë i rëndësishëm për mua. Të shohësh atë duke luajtur sot është diçka fantastike. Jam i lumtur për të, ai po bën punë fantastike me skuadrën e tij”, tha Conte në prag të ndeshjes ndaj Brendfordit.
Sipas Fabrizio Romanos, pos Tottenhamit, i interesuar për shërbimet e lojtarit është edhe Leicester City. /Lajmi.net/