Tottenham i hapur ta lejojë Alli të largohet në janar
Tottenham është i hapur ta lejojë mesfushorin Dele Alli të largohet nga klubi këtë afat kalimtar të janarit.
Sport
Anglezi ka dështuar të fitojë minuta javëve të fundit në Premierligë, derisa dje nuk ishte as i ftuar për takimin ndaj Burnley, transmeton lajmi.net.
Pavarësisht që zhvilloi 90 minuta në pesë ndeshjet e fundit, Alli ka qenë zëvendësues i panevojshëm në tre ndeshjet e fundit.
Presidenti Daniel Levy që nuk e lejoi Alli të largohet verën e kaluar te PSG, tani është i hapur ta shesë këtë afat dimëror.
Raporti shton se Newcastle United mund të interesohet për mesfushorin ofensivë, derisa nuk përjashtohet kalimi në “Parkun e Princave”.
Alli ka shënuar dy gola dhe dhuruar një asistim në 11 ndeshje në të gjitha garat këtë sezon, derisa ka kontratë edhe për tre vite, deri me 2024./Lajmi.net/