Tottenham dhe Inter i prezantojnë Di Marias projektet e tyre

Sulmuesi Angel di Maria ka pranuar një propozim nga PSG për të rinovuar kontratën që i skadon në qershor.

Sport

27/01/2021 09:57

Oferta është bërë në dhjetor, por nuk i ka pëlqyer lojtarët. Thuhet se klubi francez i ka ofruar rinovim me zbritje page që fiton rreth një milionë euro në muaj, transmeton lajmi.net.

Di Maria dëshiron kontratë dyvjeçare para se të mbyll karrierën evropiane dhe thuhet se ndihet mirë në PSG se bashku me familjen.

Dy palët janë duke vazhduar me negociata rregullisht dhe ka optimizëm se gjuha e përbashkët mund të gjendet.

Sidoqoftë, sipas L’Equipe, Inter dhe Tottenhami gjithashtu kanë kontaktuar lojtarin dhe i kanë prezantuar projektet e tyre.

Vendimi përfundimtar do t’i takojë argjentinasit që thuhet se preferon qëndrimin në “Parkun e Princave”./Lajmi.net/