Tottenham arrin një fitore të vështirë në “Craven Cottage” ndaj Fulhamit

Fulham dhe Tottenham Hotspur janë ndeshur në kuadër të xhiros së 29-të të Premierligës.

Sport

04/03/2021 20:53

Skuadra e Mourinhos është duke kaluar në një formë të dobët, transemton lajmi.net.

Por, pavarësisht kësaj, ata ia dolën të arkëtojnë pikët e plota në “Craven Cottage” ndaj Fulhamit.

Goli erdhi nga një kombinim i Son, Bale dhe Dele Alli, por shte futbollisti i Fulhamit, Adarabioyo i cili shënoi autogol në min (19’).

Pjesa e parë përfundoi me avantazhin minimal të Tottenham Hotspur.

Në pjesën e dytë, Fulhami arriti të shënojë, ishte Maja i cili shënoi në min (62’), por që goli u anulua nga sistemi VAR.

Ndeshja përfundoi me rezultatin minimal, Fulham 0-1 Tottenham Hotspur.

“Spurs” qëndrojnë në pozitën e tetë me 42 pikë, ndërsa Fulham po lufton për mbijetesë, ata gjenden ne pozitën e 18-të me 23 pikë./Lajmi.net/