Totaj: Gjasat janë të mëdha që do të ketë balotazh në Prizren

Shaqir Totaj, kandidati për kryetar të Prizrenit nga PDK-ja, ka thënë se mund të shkohet në balotazh në këtë qytet në zgjedhjet komunale të 12 tetorit. Ai ka pohuar se kjo mund të ndodhë për shkak të numrit të madh të kandidatëve për kryetarë të komunës, por edhe për shkak të specifikave të tjera. “Kushdo…

Lajme

03/10/2025 23:29

Shaqir Totaj, kandidati për kryetar të Prizrenit nga PDK-ja, ka thënë se mund të shkohet në balotazh në këtë qytet në zgjedhjet komunale të 12 tetorit.

Ai ka pohuar se kjo mund të ndodhë për shkak të numrit të madh të kandidatëve për kryetarë të komunës, por edhe për shkak të specifikave të tjera.

“Kushdo që të jetë në balotazh, ne do të kishim pasur dëshirë të mos ketë balotazh, por gjasat janë më të mëdha ndoshta që të ketë balotazh. Kjo për shkak të specifikave të qytetit të Prizrenit, për shkak të komuniteteve, për shkak të numrit të madh dhe për shkak të numrit të madh të kandidatëve.”

“Statistikat na thonë se mund të ketë dhe të mos ketë balotazh, por duke pasur parasysh përvojën e të kaluarës deri më tani asnjë garë nuk ka kaluar pa balotazh edhe them se është e vështirë të kalohet pa balotazh, por nuk është e pamundur. Nëse vjen deri tek balotazhi atëherë do të flasim me kundërkandidatët sepse me një person apo edhe me dy mund të bisedohet, por me shtatë jo,” ka thënë Totaj në Rubikon.