Totaj: Bedri Hamza zgjedhja e duhur

Para delegatëve të Partisë Demokratike të Kosovës, në Konventën e Përgjithshme pritet të paraqitet vetëm kandidatura për kryetar e Bedri Hamzës. Deri tani para nisjes së konventës zyrtarë të PDK-së, thonë se nuk ka kandidatur tjetër për kryetar. Nënkryetari i PDK-së, njëherësh kryetar i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, tha se momentalisht ka vetëm një…

Lajme

17/11/2025 16:42

Para delegatëve të Partisë Demokratike të Kosovës, në Konventën e Përgjithshme pritet të paraqitet vetëm kandidatura për kryetar e Bedri Hamzës. Deri tani para nisjes së konventës zyrtarë të PDK-së, thonë se nuk ka kandidatur tjetër për kryetar.

Nënkryetari i PDK-së, njëherësh kryetar i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, tha se momentalisht ka vetëm një kandidatur për kryetar të PDK-së, derisa theksoi se zgjidhja më e mirë për PDK-në, është zgjedhja e Bedri Hamzës për kryetar.

“Nuk mendoj se ka pasur nevojë të shtyhet Konventa, meqenëse kemi veç një kandidat mendoj se ai do të zgjidhet dhe është zgjidhja e duhur….Me sa unë jam i njoftuar nuk është dikush që ka aplikuar përveç Bedri Hamzës”, tha ai.