Torino, ankthi i Casillasit

Një lajm i mirë dhe një lajm i keq për Iker Casillasin. I miri është se Real Madrid sonte zhvillon një ndeshje të Ligës së Kampionëve dhe ai rikthehet në portë. Kurse, i keqi është se takimi është në Torino, qytet ku ai ka kaluar disa prej netëve më të errëta në karrierën e tij…

Sport

05/11/2013 12:15

Një lajm i mirë dhe një lajm i keq për Iker Casillasin. I miri është se Real Madrid sonte zhvillon një ndeshje të Ligës së Kampionëve dhe ai rikthehet në portë.

Kurse, i keqi është se takimi është në Torino, qytet ku ai ka kaluar disa prej netëve më të errëta në karrierën e tij në garën kontinentale. Torino është sinonim i dëshpërimit për Casillasin, shkruan Marca.

Juventus ka qenë i pamëshirshëm ndaj portierit në secilën prej vizitave të tij: tri ndeshje, tri humbje, shtatë dola të pranuar dhe dy herë i eliminuar nga Liga e Kampionëve.

Ndeshja e së martës mbrëma është një tjetër sfidë për spanjollin i cili ka pranuar vetëm një gol jëtë edicion në Ligën e Kampionëve, në duelin e xhiros së shkuar në Grupin B kundër Juventusit në Santiago Bernabeu, takim të cilin Reali e fitoi me rezultat të ngushtë 2-1.

Casillas do të jetë i motivuar t’i jap fund serisë negative në Torino kundër Juventusit. Përveç Munichut, qyteti tjetër ku Casillas ka vetëm kujtime të hidhura, është shtëpia e kampionit të Italisë. Më 2003, ai ishte anëtar i ekipit që humbi në gjysmëfinale me rezultat 3-1.

Dy vjet më vonë, ai u kthye dhe historia u përsërit, kësaj radhe Los Blancos pësuan 2-0 pas lojës shtesë. Vizita e tij e tretë ishte më pak e rëndësishme. Në fazën e grupeve të edicionit 2008-09, Reali humbi 2-1 me golat nga Alessandro Del Piero dhe Amauri.