Toni Kroos tallet me shokun e skuadrës, nuk dëshiron fanellën e tij

Njerëz të ndryshëm, së bashku me shumë lojtarë janë duke dhuruar fanellat e tyre 'falas' nëpër rrjete sociale.

Sport

01/05/2021 11:44

‘Giveaway’ është termi që shpjegon më së miri këtë fenomen, i cili është një trend global dhe së fundmi një gjë të tillë e ka bërë Lucas Vazuqez, transmeton lajmi.net.

Ai ka gjetur kohë që të ‘solidarizohet’ me ndjekësit e tij në instagram, pasi ka rritur 10 milionë ndjekës në këtë platformë. Ai do dhurojë 10 fanella me autografin e tij dhe këtë e ka publikuar në rrjetin e njohur social.

Përpos komentuesve të shumtë që kanë shprehur interesim për të marrë pjesë, një koment interesant ka ardhur edhe nga shoku i skuadrës, Toni Kroos.

Toni Kroos e pret shkurt. “Nuk e dua fanellën tënde. Faleminderit”, e ka shkruar me shaka gjermani./Lajmi.net/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Lucas Vázquez (@lucasvazquez91)