Toni Kroos pozitiv me COVID-19, mungon në ndeshjen e fundit të La Liga-s

Real Madrid ka konfirmuar se mesfushori Toni Kroos ka dal pozitiv me COVID-19.

Sport

17/05/2021 18:23

Gjermani mungoi ndaj Bilbaos sepse kishte pasur kontakt me një person që ishte pozitiv, ndërsa në analizat e bëra ka dal edhe ai pozitiv, transmeton lajmi.net.

“Real Madrid njofton se lojtari ynë Toni Kroos ka dal pozitiv me COVID-19:.

“Kroos ka qenë i izoluar që nga e premtja, 14 maj, kur kishte kontakt direkt me një person që ishte me pozitiv me COVID-19”, shkruhet në komunikatë.

Ndërkohë, kjo nënkupton se Real Madrid në ndeshjen e fundit të kampionatit do jetë pa Kroos.

Xhiroja e fundit do jetë vendimtare për të parë se cila skuadër do e fitojë titullin, Atletico që përballet me Real Valladolidin, apo Reali që e pret Villarreal./Lajmi.net/