Tomori nuk e di nëse do të festojë në rast se i shënon Chelseat: Do të shohim
Fikayo Tomori ka dalë në konferencë për shtyp, para ndeshjes ndaj Chelsea. Milan dhe Chelsea do të përballen në kuadër të Champions League, në kuadër të fazës së grupeve. Para ndeshjes, mbrojtësi anglez, ish-lojtar i Chelsea, Tomori, është pyetur nëse do të festojë në rast se i shënon ‘Bluve’. “Chelsea është skuadër e shkëlqyer, me…
Sport
Fikayo Tomori ka dalë në konferencë për shtyp, para ndeshjes ndaj Chelsea.
Milan dhe Chelsea do të përballen në kuadër të Champions League, në kuadër të fazës së grupeve.
Para ndeshjes, mbrojtësi anglez, ish-lojtar i Chelsea, Tomori, është pyetur nëse do të festojë në rast se i shënon ‘Bluve’.
“Chelsea është skuadër e shkëlqyer, me lojtarë të mirë. Ne jemi fokusuar në lojën tonë dhe e dimë se do të jemi në detyrë nëse luajmë siç dimë”, ka thënë Tomori, përcjell lajmi.net.
“Jam i lumtur që kthehem në ‘Stamford Bridge’, dua të ndihmoj skuadrën të marrë tri pikët”, shtoi ai. Kurse, i pyetur nëse feston në rast se shënon, ai tha: “Do të shohim”.
Tomori po kalon në formën më të mirë në karrierën e tij dhe pritet të marrë edhe ftesën për Kupën e Botës, ku nga shumëkush projektohet në formacionin startues të Gareth Southgate. /Lajmi.net/