Tom Rothe i Dortmundit me rekord në Bundesligë

Tom Rothe ka debutuar me Borussia Dortmund dhe ka shënuar gol ndaj Wolsburgut.

Sport

17/04/2022 09:59

I riu i Dortmund, Rothe ka thyer një rekord në Bundesligë.

Ai ka shënuar golin e parë në fitoren 6:1 të Borussia Dortmund ndaj Wolsburgut, ndeshje e vlefshme për xhiron 30 në Bundesligë.

Kështu ai është bërë lojtari më i ri, i cili ka shënuar në debutim në ligën gjermane.

Me vetëm 17 vjet e 169 ditë ai është bërë lojtari më i ri që ka shënuar në Bundesligë./Lajmi.net/