Tom dhe Rita rikthehen në shtëpinë e tyre pas trajtimit me koronavirus në Australi

Tom dhe bashkëshortja e tij Rita janë kthyer në shtëpi.

ShowBiz

29/03/2020 10:30

Po trajtoheshin në Australi pasi ishin infektuar me virusin Covid -19, por tani Tom Hanks dhe bashkëshortja e tij Rita Wilson janë kthyer në shtëpinë e tyre në Los Angeles, shkruan lajmi.net.

Lajmin e mirë e ka ndarë vetë aktori nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Twitter.

“Hej njerëz. Ne jemi tani në shtëpi dhe, si pjesa tjetër e Amerikës, vazhdojmë me strehimin në vend dhe distancën sociale. Shumë, shumë faleminderit për të gjithë në Australi që kujdeseshin për ne. Kujdesi dhe udhëzimi i tyre bëri të mundur kthimi tonë në Sh.B.A. Rita dhe unë e vlerësojmë shumë”, u shpreh aktori i “Cast Away”.

Thuhet se ata qëndruan në një spital në Queensland për pesë ditë para se të liroheshin.

Kujtojmë se ata i kanë mbajtur fansat e informuar lidhur me gjendjen shëndetësore./Lajmi.net/