Tollovi pas konferencës – pjesëtarët e Kombëtares rumune provokojnë Edon Zhegrovën

Pas konferencës për media, ku ishin të pranishëm, përzgjedhësi Franco Foda dhe Amir Rrahmani, lojtarët të tjerë prisnin në korridor. Një zyrtar rumun i cili kishte leje hyrje në të gjithë stadiumit ka provokuar Edon Zhegrovën. Ai vazhdoi sjellje jo të mirë edhe gjatë daljes nga dhoma e konferencës. Pas kësaj Taulant Hodaj reagon, së…

Sport

16/11/2024 08:39

Pas konferencës për media, ku ishin të pranishëm, përzgjedhësi Franco Foda dhe Amir Rrahmani, lojtarët të tjerë prisnin në korridor.

Një zyrtar rumun i cili kishte leje hyrje në të gjithë stadiumit ka provokuar Edon Zhegrovën.

Ai vazhdoi sjellje jo të mirë edhe gjatë daljes nga dhoma e konferencës.

Pas kësaj Taulant Hodaj reagon, së bashku me menaxherin Bajram Shala, ndërsa Edon Zhegrova qëndronte afër presidentit të FFK-së, Agim Ademi.

“Nuk mundesh të flas me lojtarët tanë ashtu” – dëgjohet duke thënë Shala.

Krijohet një tollovi, por pastaj gjithçka kalon, me zyrtarët dhe lojtarët që dalin nga stadiumi. /Telegrafi/