Toka u hap dhe përpiu makina: Gropa gjigante mori jetën e një gruaje…(Video)

Një person u vra dhe dy të tjerë u plagosën pasi dy makina ranë në një vrimë që u hap gjatë natës në qytetin amerikan të San Antonios.

Bota

06/12/2016 16:19

Gropa është përhapur në të gjithë rrugën, shkak gjendja e keqe e gypave të ujërave të zeza, tha një zyrtarë i qytetit, transmeton lajmi.net.

Thellësia e vrimës u arrit shpejt  gjashtë metra, menjëherë pas hapjes filloi mbushja me ujë, e cila është arsyeja pse nuk ka arritur të shpëtoj një grua e moshuar që kishte rënë me veturë në të.

Trupi i saj më vonë është larguar nga gropa. Menjëherë pas kësaj, në gropë u hodh një tjetre makinë, por personat që ishin në të kanë shpëtuar me lëndime të lehta pasi ishin ndihmuar një person.

Zjarrfikësit më pas larguan makinat nga gropat në rrethana shumë të rrezikshme. Terreni ishte ende i paqëndrueshme dhe mund të kishte rënie në çdo moment.

Shih pamjet:

YouTube player
YouTube player
YouTube player