Tmerruese, ja sa lehtë fshihet një AR-15 dhe qindra plumba në trup (Video)

Një video e publikuar online tregon se sa e lehtë është që ta fshehësh një AR-15 dhe qindra fishekë në trupin tuaj.

Bota

18/06/2016 16:06

Rob Buck bëri një klip 83-sekondësh të cilin ai e publikoi në Facebook gjatë së martës më mbishkrimin “ për teoristët e konspiracint që thonë se diçka e tillë nuk mundë të bëhet”, shkruan Dailymail, transmeton lajmi.net.

Qëllimi i këtij personi është të dëshmojë se si një person mund të fshehë qindra plumba sikurse armë vdekjeprurëse përfundi rrobave të tyre.

Arma në video është e ngjashme me atë që e përdori Omar Mateen i cili la të vrarë 49 persona në një klub homoseksualësh në Orlando ditën e së dielës./lajmi.net