Tjetër yll i Realit humb besimin e Zidanes
Mesfushori i Real Madridit, Martin Odegaard ishte ndër arritjet e para gjatë verës, por nuk ka zhvilluar asnjë minutë që nga 1 dhjetori.
Sport
Norvegjezi u rikthye të “Los Blancos” pas huazimit për një edicion të Reali, por muajt e fundit nuk ka treguar potencialin e duhur, transmeton lajmi.net.
Sipas Diario AS, Odegaard nuk ka zhvilluar asnjë minutë që nga humbja prej Shakhtar Doneskt në Ligën e Kampionëve.
Ai mungoi shkaku i lëndimit në përballjet kundër Monchengladbach, Atletico Madrid dhe Athletic Bilbao, por qëndroi në stol në ndeshjet kundër Sevillas, Eibar, Granada dhe Elche.
Odegaard nisi si titullarë në ndeshjet e para, por lëndimet i shkaktuan probleme dhe tani duhet të punojë përsëri të rigjejë formën e duhur për të bindur teknikun francez./Lajmi.net/