Tjetër rast pozitiv te Brooklyn, skuadra më e prekur nga koronavirus në NBA
Skuadra e Brooklyn Nets është një vatër e fortë e Covid-19 në NBA, teksa 7 lojtarë të këtij ekipi kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, që kur ky virus ka zbarkuar në Amerikë.
Sport
Basketbollisti më i fundit që ka konrmuar se është pozitiv është Taurean Prince.
Një lajm që ka ardhur në një moment të papërshtatshëm, kur skuadra pritet të nisë fazën përgatitore në Orlando. Gjithsesi, ky lajm ka nxjerrë jashtë loje basketbollistin, që nuk do të luajë me skuadrën në pjesën e mbetur të sezonit, që rinis më 30 korrik.
Janë të shumtë lojtarët e Brooklyn që kanë dalë pozitivë dhe që kanë refuzuar të shkojnë në Orlando. Mes tyre DeAndre Jordan dhe Spencer Dinwiddie, që kanë konfirmuar se nuk do të luajnë me Nets në rinisjen e kampionatit.
Klubi ka ndërhyrë në merkato për të sjellë disa përforcime. /Lajmi.net/