Tjetër lëndim për Hazard – belgu në dyshim për ndeshjen kundër Man City
Eden Hazard ka pësuar një tjetër lëndim dhe duket se do të humb ndeshjen kundër Manchester City.
Sport
Hazard u paraqit në ndeshjen kundër Levante, në humbjen e Real Madrid, por nga loja u largua më shpejtë sesa Zinedine Zidane kishte planifikuar.
Pasi u zëvendësua, Hazard pati një bisedë me trajnerin Zidane, duke lënë të kuptohet se situata nuk ishte në rregull.
Lojtari do t’iu nënshtrohet ekzaminimeve më të detajuara gjatë ditëve të ardhshme, përcjell lajmi.net.
Skuadra nuk ka lëshuar akoma ndonjë njoftim për lojtarin. Gjasat janë të mëdha që ai të mungojë kundër Manchester City.
Mbetet të shihet se sa serioze janë problemet që detyruan Eden Hazard të largohet nga loja kundër Levante. /Lajmi.net/