Tjetër lëndim për Agueron, Guardiola jep lajme të këqija pas barazimit ndaj West Ham

Pep Guardiola ka dhënë lajme të këqija për tifozët e Manchester City.

Sport

24/10/2020 19:33

Ylli argjentinas i Manchester City, Sergio Aguero, duket se ka pësuar një tjetër lëndim, vetëm pak kohë pas rikuperimit të plotë.

Sulmuesi u largua sot nga loja kundër West Ham vetëm pas pjesës së parë, por duket se kjo zgjedhje ishte e obliguar për Pep Guardiolan, përcjell lajmi.net.

Trajneri i Man City ka bërë të ditur pas ndeshjes se Aguero kishte probleme me kyçin e këmbës.

Kujtojmë se Aguero zëvendësohej nga Phil Foden, i cili edhe barazonte rezultatin në 1:1. /Lajmi.net/