Titujt larg Romës
Mesfushori i Romës, Daniele De Rossi ka pranuar se me vendimin e tij për qëndrim në klub i ka përjashtuar vetes mundësinë që të luftojë për tituj të rëndësishëm te ndonjë nga skuadrat më të mëdha evropiane. De Rossi për një kohë të gjatë u kërkua nga Manchester United ndërsa dikur ishte përmendur edhe si…

Sport
Mesfushori i Romës, Daniele De Rossi ka pranuar se me vendimin e tij për qëndrim në klub i ka përjashtuar vetes mundësinë që të luftojë për tituj të rëndësishëm te ndonjë nga skuadrat më të mëdha evropiane.
De Rossi për një kohë të gjatë u kërkua nga Manchester United ndërsa dikur ishte përmendur edhe si objektiv i Real Madridit.
Kurse, ai mbeti në Olimpico duke i qëndruar besnik Romës, që vazhdon të vuajë në shfaqjen e kandidaturës për Scudetto në Serie A, edhe pse ka nisur furishëm sezonin e ri.
“Larg Romës do të kisha fituar më shumë, por këtu është Roma. Kapiteni i së ardhmes? Nuk dua të flas ende për këtë pasi e kemi Francesco Tottin”, deklaroi De Rossi për të përditshmen sportive italiane Gazzetta dello Sport.