Tite pranon interesimin e Real Madridit për të: Ata donin të flisnin me mua

Trajneri i kombëtares braziliane, Tite ka treguar që Real Madridi janë interesuar.

Sport

20/06/2022 11:12

Tite ka treguar se gjiganti spanjoll, Real Madridi kanë kërkuar që të flasin me të për t`i ofruar pozitën e trajnerit.

“Pak para Kupës së Botës, Madridi më tha se donte të fliste me mua dhe unë thashë ‘jo, nuk po flas’”, tha Tite, përcjell lajmi.net.

Tutje, ai tha se ka pasur oferta edhe nga Paris Saint Germain dhe Sporting Lisbona.

“Para Kupës së Botës në Rusi kam marrë oferta edhe nga PSG dhe Sporting. Por Unë nuk e doja këtë, dua ta fitoj Botërorin, pas Botërorit do të vendos për të ardhmen time”, përfundoi braziliani.

Tite do të udhëheq këtë vit Brazilin në Kupën e Botës, Katar 2022 dhe po shihet si një nga kombëtaret favorite për të fituar titullin./Lajmi.net/