Të Infektuar: 100.655

Të Shëruar: 85.842

Të Vdekur: 2.053

Tinder sjellë azhurnimin më të ri për të bërë përdoruesit më të sigurt ndaj mashtrimeve

9:16 | 23 Mars 2021

Background check është azhurnimi më ri në këtë platformë takimi që është më e përdorura në botë.

Gjatë muajve në vazhdim, Tinder do të lejoj përdoruesit të shohin regjistrat publike të informacionit që do të mund të gjinden duke përdorur numrin e telefonit ose emrin, shkruan lajmi.net.

Kjo është vendosur të bëhet në mënyrë që përdoruesit të jenë më të sigurt gjatë përdorimit kundër mashtruesve dhe profileve të rreme.

Kompania Match, krijuesja e Tinder është duke bashkëpunuar me Garbo, që është një kompani që kryen shërbime të background check, pra kontrolle të kaluarës të një personi.

Kjo do ta bëjë të pamundur për personat që kanë një të kaluar të dhunshme, kanë abuzuar, janë arrestuar, kanë qenë të burgosur, kanë pasur urdhër ndalimi ose diçka të ngjashme që të përdorin aplikacionin.

Këto kontrolle nuk përfshijnë shkeljet e ligjit në trafik ose posedimin e substancave narkotike.

Kjo është bërë shumë e nevojshme për tu përfshirë në aplikacion, sepse ka rastisur deri më tani shumë herë që takimet nga Tinder kanë rezultuar në dhunë fizike, psikike ose seksuale, dhe në disa raste shumë të rënda, edhe në vrasje.

Janarin e 2020, Tinder krijoi një azhurnim në aplikacion të quajtur Butoni i Panikut, dhe në rast që ju e shtypnit atë buton, informatat për personin tjetër dhe lokacioni juaj iu dërgohen shërbimeve urgjente. /Lajmi.net/