FSK sqaron rastin e lëndimit të ushtarit në Babaj të Bokës: Rrethanat e incidentit po trajtohen
Pas raportimit për lëndimin e një ushtari gjatë një aktiviteti stërvitor në Babaj të Bokës, ka reaguar Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK). Përmes një njoftimi, FSK-ja ka bërë të ditur se incidenti ka ndodhur më 23 nëntor 2026, në poligonin ushtarak, ku një pjesëtar ka pësuar lëndime të lehta. “Menjëherë pas incidentit, pjesëtarit i…
Lajme
Pas raportimit për lëndimin e një ushtari gjatë një aktiviteti stërvitor në Babaj të Bokës, ka reaguar Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK).
Përmes një njoftimi, FSK-ja ka bërë të ditur se incidenti ka ndodhur më 23 nëntor 2026, në poligonin ushtarak, ku një pjesëtar ka pësuar lëndime të lehta.
“Menjëherë pas incidentit, pjesëtarit i është ofruar ndihma e parë mjekësore, ku po vazhdon trajtimin mjekësor dhe gjendja shëndetësore e pjesëtarit është stabile”, thuhet në njoftimin e FSK-së.
Tutje, FSK-ja ka bërë të ditur se rrethanat e incidentit janë duke u trajtuar nga strukturat përgjegjëse.
“Rrethanat e incidentit janë duke u trajtuar nga strukturat përgjegjëse, në përputhje me procedurat institucionale”, thuhet në njoftim.
Ndërkohë, drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla, ka konfirmuar për Lajmi.net se ushtari është sjellë nga Spitali i Gjakovës.
“Gjendja stabile, janë kryer ekzaminimet e nevojshme dhe do të transferohet në Klinikën e Ortopedisë për trajtim të mëtejshëm”, ka deklaruar Syla. /Lajmi.net/