Tifozi i Liverpool: E meritojmë një trofe edhe në vendin e dytë
Një tifoz i Liverpoolit ka dhënë një ide absurde se ‘Të Kuqtë’ duhet të pranojnë trofe nëse përfundojnë në pozitën e dytë.
Sport
City në rast fitoreje ndaj Brighton të dielën shpallet kampion i Premier Ligës, ndërsa L’pooli edhe pas 30 viteve nuk do arrijë të bëjë një gjë të tillë.
Tifozët e irrituar nga kjo kanë dhënë vazhdimisht ide absurde, e një e tillë ka ardhur së fundmi, përcjell lajmi.net.
‘’Ka qenë një garë për titull shumë e vështirë. Mendoj që duhet të marrim trofe nëse përfundojmë në vendin e dytë’’, tha tifozi i quajtur Cameron.
‘’Nëse marrim 97 pikë [aktualisht 94], është diçka astronomike. As Sir Alex Ferguson nuk ka bërë një gjë të tillë’’.
‘’Plus që kemi qenë përballë kësaj skuadra të Cityt, ata shpenzuan kaq shumë para’’.
‘’Duhet të shpërblehemi me një trofe edhe në pozitën e dytë’’, deklaroi mbështetësi i Liverpool. /Lajmi.net/