Tifozët shpallin fajtorin e krizës

Tifozët e Real Madridit fajësojnë futbollistët për serinë prej tri ndeshjeve pa fitore, përfshirë disfatën nga Schalke në Santiago Bernabeu, në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Sport

11/03/2015 20:12

Tifozët e Real Madridit e kanë zgjedhur fajtorin e krizës së ekipit, në tri ndeshjet e fundit pa fitore (Villarreal, Athletic Bilbao dhe Schalke).

Nëpërmjet një sondazhi të krijuar nga portali ‘As.com’, 56 për qind të votave në kërkim të fajtorit i shkuan futbollistëve.

Rreth 27 për qind e fajësuan trajnerin Carlo Ancelotti. Kurse, pas italianit u rendit presidenti i Los Blancos, me 17 për qind, më tepër se 2700 vota.

Reali u mposht nga Schalke në Santiago Bernabeu me rezultat 3:4, por prapë u kualifikua në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, falë fitores 2:0 në ndeshjen e parë në Gelsenkirchen.