Tifozët me Realin

Real Madrid është klubi me më së shumti tifozë në Spanjë, sipas nj studimi të bërë gjatë vitit 2012 nga Asociacioni i Hulumtuesve për Kompanitë Mediale (AIMC). Studimi ka publikuar rezultate që e vendosin gjigantin madrilen në krye të listës së skuadrave me numrin më të madh të tifozëve në Spanjë. Mirëpo, në një tjetër…

Sport

08/11/2013 16:30

Real Madrid është klubi me më së shumti tifozë në Spanjë, sipas nj studimi të bërë gjatë vitit 2012 nga Asociacioni i Hulumtuesve për Kompanitë Mediale (AIMC).

Studimi ka publikuar rezultate që e vendosin gjigantin madrilen në krye të listës së skuadrave me numrin më të madh të tifozëve në Spanjë. Mirëpo, në një tjetër kategori, Los Blancos gjenden prapa rivalit të përhershëm Barcelonës. Gjiganti katalan shet më tepër fanella.

Sipas rezultateve të publikuara nga AIMC, futbolli vazhdon të jetë sporti më i popullarizuar në Spanjë ku Real Madrid është skuadra me përkrahjen më të madhe prej 23.8%, të intervistuarve.

Në pozitën e dytë doli Barcelona me 18.2% ndërsa Atletico Madrid përfundoi i treti me 3.7%. Në pozitat katër dhe pesë dolën Valencia (3.1%) dhe Athletic Bilbao (2.7%).