Tifozët kosovarë të Liverpool me një pritje të veçantë për lojtarët e Anglisë që luajnë në ‘Anfield’

Tifozët e Liverpool që jetojnë në Kosovë nuk janë numër  i vogël.

Sport

16/11/2019 19:13

Sonte kombëtarja e Anglisë do të vendoset në Prishtinë, për të kaluar mbrëmjen e fundit para ndeshjes që do ta luajnë në ‘Fadil Vokrri’.

Në udhëtim me kombëtaren e Anglisë do të ketë edhe nga lojtarët që luajnë në ‘Anfield’, me skuadrën e Liverpool.

Tifozët kosovarë të Liverpool janë shfaqur para hotelit ku do të vendoset Anglia, për t’iu dhënë mirëseardhje lojtarëve të skuadrës së preferuar.

https://twitter.com/JamesOlley/status/1195762434738466817/photo/1

“Mirësevini në Kosovë, të kuqtë e fuqishëm” shkruhet në banerin që mbahet nga tifozët kosovarë të Liverpool.

Në baner shihen edhe fytyrat e Jordan Henderson, Joe Gomez, Alex Oxlade Chamberlain dhe Trent Alexander Arnold.

Në Kosovë nuk kanë udhëtuar Henderson dhe Gomez. /Lajmi.net/