Tifozët e Realit e duan Juventusin

Tifozët e Real Madridit duan që skuadra e tyre të takohet me Juventusin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Sport

23/04/2015 11:18

Shumica e tifozëve të Real Madridit dëshirojnë që skuadra e tyre të takohet me Juventusin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Bianconerët, Bayern Munich dhe Barcelona janë kundërshtarët e mundshëm për Los Blancos.

Por, mbështetësit e skuadrës nga Santiago Bernabeu kanë përzgjedhur Juventusin si kundërshtarin e preferuar.

Ky është rezultati i deritashëm në sondazhin e krijuar nga e përditshmja sportive madrilene “Marca”.