Tifozët e Milanit sulmojnë Nainggolanin
Një ngjarje e keqe ia prishi ditën e gëzueshme mesfushorit të Romës, Radja Nainggolan, pas fitores në udhëtim te Verona. Mesfushori belg pas ndeshjes në Bentegodi është rikthyer në Cagliari për të kaluar pasditen e pushimit të dhënë nga trajneri Rudi Garcia (që do të vazhdojë stërvitjet në Trigoria të martën), por pas ardhjes në…
Sport
Një ngjarje e keqe ia prishi ditën e gëzueshme mesfushorit të Romës, Radja Nainggolan, pas fitores në udhëtim te Verona.
Mesfushori belg pas ndeshjes në Bentegodi është rikthyer në Cagliari për të kaluar pasditen e pushimit të dhënë nga trajneri Rudi Garcia (që do të vazhdojë stërvitjet në Trigoria të martën), por pas ardhjes në aeroport është takuar me një trup të tifozëve të Milanit, që kanë nisur ofendime të rënda në drejtim të tij.
“Vjen në Cagliari dhe takohesh me 20 budallenj, tifozë të Milanit që sillen si të çmendur sepse kanë fituar tek Cagliari. Janë 20 dhe bëhen fenomenë kundër 3, sa ishim ne. Shkova për të vizituar familjen dhe u sulmova nga 20 milanistë”.
Tifozët e Milanit në Cagliari“Në aeroport e kishin lehtë të më sulmonin por nuk e di arsyen. Më vinin nga pas duke më sharë. Më është dashur të mbrojë veten, pastaj erdhi policia”, shkroi Nainggolan në disa postime të njëpasnjëshme në rrjetin social Twitter.