OEK: Rezultatet e PISA 2025 alarm për arsimin dhe ekonominë

Oda Ekonomike e Kosovës ka deklaruar se rezultatet e PISA 2025 paraqesin alarm për arsimin dhe ekonominë e vendit. Sipas OEK-ut, rezultatet tregojnë probleme serioze në njohuritë dhe aftësitë bazë të nxënësve, ndërsa cilësia e arsimit lidhet drejtpërdrejt me cilësinë e fuqisë punëtore, produktivitetin dhe konkurrueshmërinë e Kosovës. OEK ka bërë thirrje për veprim konkret…

Lajme

08/09/2026 19:16

Oda Ekonomike e Kosovës ka deklaruar se rezultatet e PISA 2025 paraqesin alarm për arsimin dhe ekonominë e vendit.

Sipas OEK-ut, rezultatet tregojnë probleme serioze në njohuritë dhe aftësitë bazë të nxënësve, ndërsa cilësia e arsimit lidhet drejtpërdrejt me cilësinë e fuqisë punëtore, produktivitetin dhe konkurrueshmërinë e Kosovës.

OEK ka bërë thirrje për veprim konkret dhe bashkëpunim më të ngushtë ndërmjet institucioneve arsimore, Qeverisë dhe sektorit privat. /Gazeta Express

Komunikata e plotë:

OEK: Rezultatet e PISA 2025 janë alarm për arsimin dhe ekonominë e Kosovës

Rezultatet e PISA 2025 tregojnë për probleme serioze në njohuritë dhe aftësitë bazë të nxënësve në Kosovë.

Për OEK-un, kjo nuk është vetëm çështje e arsimit. Cilësia e arsimit lidhet drejtpërdrejt me cilësinë e fuqisë punëtore, produktivitetin, konkurrueshmërinë dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

Këto rezultate duhet të jenë thirrje për veprim konkret dhe bashkëpunim më të ngushtë ndërmjet institucioneve arsimore, Qeverisë dhe sektorit privat.

OEK tashmë ka kontribuar në zhvillimin e arsimit dual dhe është e gatshme të mobilizojë bizneset për më shumë praktikë profesionale, mentorim dhe mësim në vendin e punës.

Arsimi duhet të jetë prioritet kombëtar. Investimi në arsim është investim në fuqinë punëtore, ekonominë dhe të ardhmen e Kosovës.