Tifozët e Evertonit ngacmojnë Man Utd’in

Shumëkush brengosej se çka do të ndodhë me Evertonin pas largimit të menaxherit David Moyes në Manchester United gjatë verës. Por, derisa Tofees kanë shkuar nga njëri nivel i fuqisë tek tjetri nën drejtimin e strategut të ri, Roberto Martinez, Moyes është duke vuajtur shumë në Old Trafford dhe skuadra e tij, kampione në fuqi…

Sport

21/01/2014 17:40

Shumëkush brengosej se çka do të ndodhë me Evertonin pas largimit të menaxherit David Moyes në Manchester United gjatë verës.

Por, derisa Tofees kanë shkuar nga njëri nivel i fuqisë tek tjetri nën drejtimin e strategut të ri, Roberto Martinez, Moyes është duke vuajtur shumë në Old Trafford dhe skuadra e tij, kampione në fuqi është në pozitën e shtatë në Premierligë.

Andaj, tifozët e Evertonit kanë vendosur të shfrytëzojnë rastin dhe t’i ngacmojnë përkrahësit e Manchester Unitedit.

Ata gjatë barazimit 1:1 me West Bromwich Albionin të hënën mbrëma brohoritën: “Keni ngelur me Moyesin, me Moyesin, Man United”.

Pas një pike të fituar ndaj Baggies, Everton tani ka pesë pikë më tepër se United në tabelë, dhe tani për tani duken me shanse më të mëdha të sigurimit të kualifikimit për në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve. Ouch!