Tifozët e Atleticos nuk e harrojnë Torresin

19:11 | 22 Prill 2014

Torres, ende idhull në Atletico Madrid

Sulmuesi i Chelseas, Fernando Torres nuk ka arritur të shkëlqejë për gjigantin londinez. Mirëpo, ylli spanjoll ende konsiderohet idhull i tifozëve të Atletico Madridit, që kanë pritur në radhë për t’u fotografuar me të.

Sulmuesi i Chelseas, Fernando Torres është duke kaluar një periudhë të vështirë te gjiganti londinez.

Mirëpo, ai ende konsiderohet si idhull i tifozëve të Atletico Madridit, ish skuadra e tij me të cilën do të ndeshet sonte në ndeshjen e parë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Si produkt i Atleticos, Torres ishte anëtar i ekipit nga Vicente Calderon gjatë periudhës 2001-2007 me skuadrën e parë, periudhë gjatë së cilës e fitoi epitetin e një prej sulmuesve më të mirë të kontinentit.

Edhe pse ai nuk e ka arsyetuar veten ende në Chelsea, tifozët e Atleticos nuk e kanë harruar atë dhe një numër i madh i tyre ka pritur për t’u fotografuar me të pas ardhjes së tij në Madrid, për duelin e sotëm në Vicente Calderon.