Tierney qëndron tek Arsenal

Kieran Tierney është i lumtur edhe do të qëndrojë tek Arsenal. Të paktën kështu raporton Football.London e cila merr vesh se lojtari nuk e ka ndërmend të ndërrojë destinacion. Tierney erdhi tek Arsenal gjatë verës së vitit 2019, për shifrën e 25 milionë eurove , duke u kthyer kështu në një pikë të fortë në…

Merkato

01/04/2022 15:46

Kieran Tierney është i lumtur edhe do të qëndrojë tek Arsenal.

Të paktën kështu raporton Football.London e cila merr vesh se lojtari nuk e ka ndërmend të ndërrojë destinacion.

Tierney erdhi tek Arsenal gjatë verës së vitit 2019, për shifrën e 25 milionë eurove , duke u kthyer kështu në një pikë të fortë në formacionin e “The Gunners”, përcjell lajmi.net.

Për skocezin ka një numër të konsiderueshëm skuadrash të interesuara, e njëra ndër to është edhe gjiganti spanjoll, Real Madrid.

Kontrata e Tierney skadon në vitin 2026. /Lajmi.net/