Tierney kërkohet nga Man City

Mbrojtësi i Arsenalit, Kieran Tierney, mund të ndërrojë skuadër në këtë afat veror.

Sport

15/06/2021 16:02

Fjala bëhet për skuadrën e Manchester Cityt, skuadër e cila dëshiron të përforcohet në krahun e majtë të mbrojtjes, pasi Guardiola nuk po ndihet i sigurt me Mendyn dhe Zinchenkon.

Sipas “The Times”, Guardiola është admirues i madh i skocezit dhe dëshiron ta marrë në skuadër, transmeton lajmi.net.

Tierney ka regjistruar 72 paraqitje për Arsenalin dhe ka shënuar tre gola./Lajmi.net/