Thiago Silva: Jam tejet i kënaqur sot, viti i ardhshëm? Shpresoj të qëndroj këtu

Mbrojtësi i Chelseat, Thiago Silva ishte bashkuar Jorginhos në një interivstë.

Sport

30/05/2021 09:04

Silva ishte bashkuar Jorginhos i cili po bënte një intervistë me gazetarin e “SkySport.it”, Gialuca di Marzio, transmeton lajmi.net.

36 vjeçari u shpreh tejet i kënaqur me triumfin në Ligën e Kampionëve duke shprehur simpati për bashkëkombësit e tij, Ederson dhe Gabriel Jesus.

“Jam shumë i lumtur sot, vitin e kaluar e humba finalen, ishte një emocion i keq për këtë shkova t’i ngushëlloj Gabriel Jesusin dhe Edersonin”, tha ai.

“Por, kështu është jeta, shpresoj se mund ta festojnë njëherë tjetër”, shtoi ai.

Silva foli edhe për lëndimin që e detyroi të dalë jashtë lojës.

“Në atë moment në kokë më shkonin shumë gjëra, nuk e imagjinoja që mund të lëndohesha kështu në këtë mënyrë”, tha Silva.

“Nuk duhet të jetë diçka serioze, por në një ndeshje si kjo nuk munda të rrezikoja. Dua të falënderoj të gjithë shokët e mi të skuadrës. Viti i ardhshëm? Shpresoj të qëndroj këtu”, përfundoi Thiago Silva./Lajmi.net/