Therje me thikë në një kafiteri në Prishtinë, dy persona përfundojnë në QKUK, kjo është gjendja e tyre

Dy persona janë therur me thikë në një kafiteri në Prishtinë. Ata janë dërguar në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës. Mjeku Ejup Govori tha se pacientët kanë pasur lëndime në ekstremitetet e sipërme dhe janë jashtë rrezikut për jetë. “Dy persona janë trajtuar në emergjencë. Kanë pasur lëndime me mjet të mprehtë dhe lëndimet…

Lajme

17/05/2025 22:16

Dy persona janë therur me thikë në një kafiteri në Prishtinë. Ata janë dërguar në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Mjeku Ejup Govori tha se pacientët kanë pasur lëndime në ekstremitetet e sipërme dhe janë jashtë rrezikut për jetë.

“Dy persona janë trajtuar në emergjencë. Kanë pasur lëndime me mjet të mprehtë dhe lëndimet janë në ekstremitete të sipërme. Njëri është liruar, kurse tjetri është në trajtim e sipër. Është jashtë rrezikut për jetë”, tha Govori për Klankosova.tv.